Martin fiton sprintin në Tajlandë

1 year ago 33
23:58 28/10/2023

Piloti i Pramac Racing e çon diferencën me Bagnaia në 18 pikë në renditjen e pilotëve

Piloti i Pramac Racing Horge Martin fitoi garën sprint të Çmimit të Madh të Tajlandës.

Spanjolli udhëhoqi që nga nisja në pistën e Buriram-it dhe e çon diferencën me kryesuesin e renditjes së përgjithshme të pilotëve në Moto GP, Francesco Bagnaia, në 18 pikë.

Për Martin ky është sprinti i pestë radhazi i fituar në këtë edicion.

Afrikano-jugori Brad Binder i skuderisë KTM doli në vend të dytë me një sekondë më pak, ndërsa Luca Marini i VR46 Racing i treti.

Piloti i Dukatit Bagnaia e nisi garën nga reshti i dytë, por e mbylli vetëm në vend të shtatë.

Në xhiron e parë, Martin mori kryesimin në kthesën e parë duke bllokuar Marinin, ndërsa Bagnaia, nga i gjashti, përfundoi në vend të nëntë.

Binder nga vendi i pestë, arriti të rekuperonte dy pozicione, duke kaluar para pilotit të Aprilias Aleiks Espargaro dhe Marco Bezzeçhi të VR46 Racing, e pastaj la pas Marinin.

Martin e çoi avantazhin në 1.5 sekonda me gjashtë xhiro nga fundi, e pavarësisht presionit të Binder, spanjolli kontrolloi garën dhe festoi fitoren e tij të shtatë në Spirnt në këtë sezon.

Martin siguroi pole-position e tij të tretë të sezonit në Çmimin e Madh të Tajlandës, pasi realizoi xhiron më të shpejtë.

Në radhën e parë do të jenë edhe Luka Marini dhe Aleiks Espargaro.

Klan News








Të ngjashme

Read Entire Article