Masakra e Rahovecit/ Sot shënohen 25 vjet nga dita kur serbët vranë 150 persona

1 year ago 23
Reklamë

Sot shënohen 25 vjet nga masakra e Rahovecit, ditë kur forcat serbe vranë qindra shqiptarë dhe plagosën shuëm të tjerë.

Në Tehqen e Sheh Myhedinit në Rahovec, në 19 korrik 1998 u masakruan shumë gra, fëmijë dhe pleq që kishin kërkuar strehim në këtë institucion fetar.

Te vendi i quajtur “Tuba” u gjetën të masakruar dy profesorë, si dhe gjashtë trupa të karbonizuar, ndërsa gjithsej u regjistruan 150 persona të vrarë.

Dëshmitarët që kishin arritur t’i shpëtojnë këtij krimi, tregojnë se ushtria, policia dhe paramilitarët serbë kanë ekzekutuar civilë shqiptarë arbitrarisht.

Gjatë kësaj ofensive u morën peng, u zhdukën dhe u morën peng shumë shqiptarë.

Organet e pushtetit serb në Prizren, më 22 korrik, në varrezat e këtij qyteti hapën dy gropa të mëdha dhe varrosën shqiptarët e vrarë gjatë ofensivës në Rahovec.

Read Entire Article