Mashtronte qytetarët dhe iu merrte para për parkimin publik, arrestohet 42-vjeçari në Durrësit

1 year ago 18
Reklamë

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 42-vjeçar, i cili mashtronte qytetarët. I arrestuari iu merrte para drejtuesve të mjeteve që parkonin në një hapësirë publike, duke pandehur se ishte private.

“Për këtë rast, është vënë në pranga shtetasi A. Ç., 42 vjeç, banues në Durrës, pasi iu merrte para qytetarëve, për të parkuar automjetet në një hapësirë e cila ishte përcaktuar nga bashkia e Durrësit, si vendparkim pa pagesë”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

Read Entire Article