Maya flet për herë të parë pas publikimit të videos virale të “përleshjes” me bashkëshortin

4 months ago 4
Reklamë

Këngëtarja e njohur Maya ka dhënë intervistën e saj të parë pas publikimit të videos që e shfaqte në një përplasje me bashkëshortin e saj.

E ftuar në programin “Cherry on Top” në Top Channel, ajo shprehu ndjesitë e pakëndshme që përjetoi si pasojë e asaj situatë, duke nënvizuar se incidenti ka kaluar dhe tani është një çështje për sistemin e drejtësisë.

“Së pari, dua të theksoj se, për mua, më e rëndësishme është roli im si nënë. Kur ke fëmijë, përgjegjësitë janë më të mëdha”, shprehet Maya. “Çështjet private zgjidhen në shtëpi ose, nëse kjo nuk është e mundur, atëherë në gjykatë. Këto gjëra ndodhin, kjo është e natyrshme e jetës”.

Ajo ndau gjithashtu se si ka përjetuar reagimin e publikut, “Për çudi, vendimi i disave për të më dëmtuar mua personalisht ka sjellë një përgjigje të kundërt nga publiku. Kërkesat për mua kanë rritur shumë, dhe kjo tregon se si njerëzit vlerësojnë të vërtetën dhe ndershmërinë”.

Duke vazhduar me qëndrimin e saj, Maya pohon se “fenomenet ndodhin, njerëzit ndryshojnë dhe nuk mund të parashikosh gjithmonë situatat.” Me një ndjenjë të fortë për të mos lejuar që mediat dhe opinioni publik të ndikojnë në vendimmarrjen e saj, ajo shton, “Unë e njoh të vërtetën dhe e di se atë që publiku pa nuk ishte e gjithë historia. Është manipulim i informacionit, por në fund të fundit, janë gjykatat që vendosin bazuar në prova dhe fakte”.

Në fjalën e saj të fundit, Maya u bëri thirrje mediave për më shumë përgjegjëshmëri. “Jemi në një shoqëri të ngarkuar psikologjikisht dhe tërheqja e shpejtë e konkluzioneve mund të jetë dëmshme. Mediat duhet të reflektojnë më seriozisht dhe të jenë më të kujdesshme”, tha këngëtarja. /Telegrafi/

Read Entire Article