Maya Jama i besohet prezantimi i ‘Brit Awards’

7 months ago 33
Reklamë
13:35 28/01/2024

Përveç prezantuesve do të ketë ndryshime edhe në kategorinë e çmimeve

Maya Jama thuhet se i është besuar prezantimi i ceremonisë së çmimeve ‘Brit Awards’ së bashku me dy emra të tjerë të cilët ende nuk bëhen të ditur.

28-vjeçarja e cila ka prezantuar emisionin e njohur të dashurisë Love Island, është mjaft e dashur për publikun.

Bukuroshja thuhet se u ka bërë përshtypje shefave të rrjetit televiziv britanik ITV.

“Ajo është prezantuesja më e mirë në Mbretërinë e Bashkuar ajo është ideale për këtë format. Ka pasur gjashtë vite që ka patur prezantues vetëm meshkuj, kështu që është koha për të ndryshuar formulën.”   thonë burime për gazetën britanike Daily Mail.

Prezantuesit nuk janë e vetmja gjë që ka ndryshuar këtë vit, pasi do të ketë disa ndryshime të mëdha në disa kategori.

Çmimet ‘Brit Awards’ nderojnë emrat më të mëdhej të muzikës britanike dhe është një ngjarje e cila mbahet çdo vit.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article