Mbahet premiera e filmit “Mean Girls”

8 months ago 24
Reklamë
13:37 09/01/2024

Kasti i aktorëve vajza, pushtojnë tapetin e kuq

Një kast aktorësh vetëm me vajza të filmit të ri ‘Mean Girls’ u shfaqën në premierën botërore në Nju Jork .Shkrimtarja, producentja dhe aktorja Tina Fey po sjell në ekranin e madh përshtatjen muzikore të Broadway 2018 të filmit hit të vitit 2004. Fey tha se e kuptoi që filmi kishte një ndikim të fortë në kulturën amerikane një dekadë më parë.

Premisa e filmit mbetet e njëjtë, shoqëria e shkollës së mesme, hakmarrja, dashuria dhe falja, por e përditësuar për të nxjerrë në pah problemet e adoleshencës së sotme. Këtë herë aktorja Renee Rapp drejton klikën e etiketuar “Plastikët” e cila përfshin gjithashtu të ardhurat Avantika Vandanapu dhe Bebe Wood.

Aktorja australiane Angourie Rice hyn në rolin që Lindsay Lohan e bëri të famshme, por zbuloi se pothuajse nuk e mori këtë detyrë.

“Unë isha e shqetësuar se ishte një film dhe rol kaq ikonik një shfaqje e tillë në Broadway, isha paksa nervoze nëse do të isha në lartësinë e duhur dhe nuk do ta përballoja dot presionin.”

Në këtë film të suksesshëm bien në sy fraza si: ‘So fetch’, ‘Get in loser’ and ‘You can’t sit with us.’ Filmi do të shfaqet në kinematë amerikane më 12 janar.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article