Mbahet premiera e “Maestro”

9 months ago 16
Reklamë
15:37 13/12/2023

Lady Gaga e ftuara special në filmin e fundit të Bradley Cooper

Këngëtarja Lady Gaga ishte e ftuara speciale në premierën e filmit të fundit të Bradley Cooper ‘Maestro’ në Los Angeles. Lady Gaga luajti së bashku me Cooper në filmin “A Star is Born” të vitit 2018.

“Maestro” tregon historinë e ndërlikuar të dashurisë midis dirigjentit-kompozitorit të famshëm amerikan Leonard Bernstein të portretizuar nga Cooper, i cili shkroi muzikën për “Ëest Side Story” dhe gruas së tij aktore Felicia Cohn Bernstein, të luajtur nga Carey Mulligan.

Bradley Cooper u nominua të hënën e 11 Dhjetorit  për çmimet Golden Globes, jo vetëm aktori më i mirë në një dramë, por edhe regjisori më i mirë. Filmi është gjithashtu i përzgjedhur për filmin më të mirë dhe dramë, gjithashtu dhe Mulligan është nominuar për performancën e saj në kategorinë e aktores femër, dramë.

Të ftuar të tjerë përfshinin Steven Spielberg, i cili është producent në projekt si  dhe Sarah Silverman, Matt Bomer dhe Maya Haëke, kasti i aktorëve që shfaqen në film.“Maestro” po shfaqet aktualisht në kinema të zgjedhura dhe do të nisë transmetimin në Netflix më 20 Dhjetor.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article