Mbështetësi i Belerit pështyu Tavon, ‘shpërthen’ Braçe: Dilini për zot shtetit, Himara shqiptare! Horrat që mbrohen nga Greqia…

7 months ago 2

I ashpër ka qenë në reagimin e tij deputeti socialist Erion Braçe, i cili ka shpërthyer kundër sherrit që ndodhi sot në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, ku përkrahës të Fredi Belerit kërkuan që të ikte nga salla prefekti Vangjel Tavo dhe Blendi Klosi.

Madje disa prej tyre lëshuan akuza dhe fyerje në drejtim të Tavos, ndërsa një përkrahës i Belerit shkoi edhe më tej, duke e pështyrë në fytyrë. Braçe përmes një reagimi në rrjetet sociale, Braçe thekson se Tavo nuk ishte i pranishëm në mbledhje si një qytetar i zakonshëm, por prefekt i qarkut të Vlorës.

Mes të tjerash ai bën thirrje që t’i dihet për zot shtetit shqiptar, duke nënvizuar faktin se Himara është bashki shqiptare.


REAGIMI
Dilini zot shtetit shqiptar ne #Himare!

VANGJEL TAVO NUK ISHTE NE MBLEDHJEN E KESHILLIT BASHKIAK NE #HIMARE, SI NJE QYTETAR I ZAKONSHEM;

ISHTE NE ATE MBLEDHJE SI PREFEKT I QARKUT VLORE-NEN JURIDIKSIONIN E TIJ ESHTE BASHKIA SHQIPTARE E HIMARES, PRA SI PERFAQESUES I QEVERISE E SHTETIT SHQIPTAR!

Ky horri i rruges pjese ne ate salle, i cili peshtyn ZYRTARIN E SHTETIT SHIPTAR, duhet te marre nje pergjigje shembullore SIC LIGJI PARASHIKON PER NJE AKT TE TILLE OFENSIV E FYES, POSHTERUES!

Pra, AGJENCITE LIGJZBATUESE te ketij shteti, ose te bejne detyren ligjore, ose te terhiqen nga ai territor ku HORRAT si puna e ketij qe peshtyn zyrtarin e shtetit, DUKET SE KANE FITUAR IMUNITET SE I MBRON GREQIA!

Kjo histori ku keta plehra fyejne shtetin shqiptar e cdo zyrtar perfaqesues te tij, DUHET TE MARRE FUND ME LIGJ, TANI!


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article