Mbetjet kimike pas kemioterapisë/ Lola Toromani: Gjembi i gomarit pastron mëlçinë

11 months ago 22
Reklamë

Mjekja alternative, Lola Toromani, tregon disa produkte natyrale, të cilat ndihmojnë në rigjenerimin e mëlçisë dhe kurimin e shumë prej sëmundjeve të saj.

E ftuar në programin “Në shtëpinë tonë”, ajo tha se dy produktet çudibërëse për mëlçinë janë gjembi i gomarit dhe radhiqet.

Sipas saj, gjembi i gomarit mund të arrijë të pastrojë mëlçinë nga të gjitha mbetjet kimike pas kemioterapisë, duke u ardhur kështu në ndihmë të gjithë atyre që bëjnë këtë trajtim.

“Kam pasur raste që kanë qenë jo të suksesshme, por 100% të suksesshme në dëmtimet e mëlçisë që kanë pasur kiste në mëlçi, nodula dhe janë zhdukur, sigurisht, me kombinimin e ushqimit dhe të tjerave. Përsa u përket ilaçeve, ka disa ilaçe që nuk duhen përdorur së bashku. Mbetjet kimike që lë kemioterapia apo çdo produkt tjetër që mund të lërë mbetje kimike, gjembi i gomarit është ai që e pastron mëlçinë”, u shpreh ajo.

Top Channel

Read Entire Article