“Mbetjet toksike” të enjten në Kuvend, nga debatet te interpelanca me Ramën/ Çfarë pritet të ndodhë në seancën e radhës

1 week ago 25
Reklamë

Ka përfunduar mbledhja e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste.

Gazetari Ergys Gjençaj raporton për News24 se një nga çështjet e trajtuara është rendi i ditës së seancës së ardhshme parlamentare, e cila do të nisë me interpelancën e thirrur nga kreu i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi.

Burime nga grupi bëjnë me dije se me shumë gjasë i pranishëm në interpelancë do të jetë vetë kreu i qeverisë Rama, megjithatë nuk përjashtohet mundësia e delegimit, çka rregullorja ia njeh ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentit, post që momentalisht e mban Taulant Balla.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article