Mbi 87 mijë automjete nga Shqipëria në Kosovë përmes Vermicës! Policia: Po punojmë që pritjet të jenë sa më të shkurtra

1 year ago 20
Reklamë

Dyfishohet numri i automjeteve që hyjnë nga Shqipëria në Kosovë përmes pikës kufitare në Vermicë.

Sipas statistikave të dhëna nga Policia e Kosovës për javën e fundit, përmes kësaj pike kufitare kanë hyrë 87,378 vetura, rreth dyfishi i fluksit me 47763 vetura, të të njëjtës periudhë vitin e shkuar.

Në përgjigje të interesimit të Top Channel, Policia e Kosovës ka deklaruar se falë bashkëpunimit me autoritetet shqiptare po bëhet maksimumi i mundshëm që pritjet në pikën kufitare të jenë sa më të shkurtra.

“Ndërsa sa i përket pyetjes, rreth pritjes në Vërmicë, u njoftojmë se në intervale të ndryshme kohore mund të ketë edhe kolona dhe pritje, por nga zyrtarët policorë në PKK Vërmicë, falë edhe bashkëpunimit me autoritetet shqiptare po bëhet maksimumi i mundshëm që këto pritje të jenë sa më të shkurtra.

Këto kolona dhe pritje krijohen si rezultat i fluksit të shtuar të shtetasve të huaj dhe automjeteve më targa të huaj të cilat duhet të regjistrohen në sistemin SMK (Sistemi i Menaxhuar i Kufirit), dhe të cilat vijnë në mënyrë grupore ashtu si i sjellë trageti në Durrës dhe në të njëjtën kohë shtohen edhe automjetet të cilat vijnë nga rrugët tokësore.

Sa për njoftimin tuaj vetëm më datën 20.07.2023 në Vërmicë kanë hyrë në Republikën e Kosovës 42656 persona, 12977 vetura, 131 autobus dhe 385 kamion”- thuhet në njoftim.

Top Channel

Read Entire Article