Kjo e mërkurë mund të cilësohet padiskutim si mbrëmja e shqiptarëve në Champions League.
Pas golit të shënuar nga Gjimshiti për Atalantën përballë Shakhtar Donetsk, ka qenë radha e Edon Zhegrovës që të dhurojë spektakël në mbrëmje përballë Real Madrid.
Në minutën e fundit të pjesës së parë Zhegrova arrin të fitojë një penallti për skuadrën e Lillë, pasi topi i hedhur prej tij në zonë u prek me dorë nga Endrick.
Ishte David i cili mori përsipër ekzekutimin e penalltisë duke realizuar. /Vizionplus/