Mbresa Hajrullahu drejtuese e Big Talk Kosova

1 year ago 10

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Mbresa Hajrullahu, tashmë është bërë e ditur se do të jetë sërish në këtë format.

Ajo është rikthyer në edicionin e dytë për të drejtuar programin ‘Big Talk Kosova’, që po ashtu është pjesë e BBVK.

Ky emision do të jetë çdo të diel dhe do të diskutohen ngjarjet e një jave në Big Brother, përfshirë deklaratat e banorëve e çdo rreth shtëpisë më të famshme në Kosovë.

Vitin e kaluar, drejtuese e këtij programi ka qenë moderatorja e njohur shqiptare, Elita Rudi.

Big Brother pritet të nis të premten (20 tetor) nën moderimin e Alaudin Hamitit e Jonida Vokshit.

Opinionistë të këtij edicioni vlen të ceket se janë: Bledi Mane dhe Anita Muçaj – Haradinaj.

Nga ana tjetër, disa nga konkurrentët e përmendur përfshijnë: Vesa Vllasaliun, Azem Gagicën, Blero, Edona James, Gania Gërmia etj. /Telegrafi/

Read Entire Article