“Mbretëresha e Popit” në Guinness

10 months ago 31
Reklamë
22:50 27/10/2023

Përveçse e njohur si “Mbretëresha e Popit”, Madonna merr një tjetër kurorë të rëndësishme. Libri i rekordeve Guinness e ka shpallur atë si këngëtaren që ka shitur më shumë disqe në karrierë. Fjala është për më shumë se 400 milionë regjistrime të shitura në katër dekada karrierë, ku përfshihen disqe me albume apo këngë të tregtuara online.

Në fakt, sipas mediave kjo është vetëm një risjellje në vëmendje për këtë rekord të Madonna-s, pasi ajo ka qenë që prej 2009-ës, këngëtarja e shitur, por me shifra më të ulëta. Madonna ndiqet mes grave nga Rihanna, Mariah Carry, Taylor Swift dhe Beyonce.

Vitin e kaluar, 65-vjeçarja theu edhe një tjetër rekord mes artisteve gra, atë për të ardhurat më të larta nga turet muzikore që arritën në 1.3 miliardë dollarë, një shifër që pritet të rritet me turneun e fundit në Europë dhe Amerikën veriore që u nis me vonesë, më 14 Tetor në Londër.

Tv Klan








Të ngjashme

Read Entire Article