Mbreti Charles nderon grupin “Blackpink”, por pse?

9 months ago 15
Reklamë
14:47 23/11/2023

Në Buckingham Palace, Mbreti Charles III nderoi  grupin K-Pop Blackpink” me urdhrin e nderit të perandorisë Britanike, MBE,  në prani të Presidentit të Koresë së Jugut Yoon Suk Yeol gjatë vizitës së tij zyrtare shtetërore në Mbretërinë e Bashkuar.

Në videon e publikuar nga “Reuters” shihen katërshja e grupit  Jennie, Jisoo, Lisa dhe Rose, teksa bisedojnë dhe qeshin me monarkun britanik ndërsa ky i fundit ua dorëzonte çmimin. Anëtarët e grupit morën çmimet e tyre të nderit “MBE” për punën e tyre në rritjen e ndërgjegjësimit rreth ndryshimeve klimatike  në  Samitin e COP26 në Glasgow në 2021.

“Blackpink” bëri histori në korrik, duke u bërë grupi i parë K-Pop që kryeson një festival të madh muzikor në Mbretërinë e Bashkuar dhe doli në skenë në festivalin veror të “BST Hyde Park” në zemër të Londrës përpara një publiku prej 65,000 personash.

Që nga debutimi i tyre në 2016, “Blackpink” është bërë një nga grupet më të suksesshme të vajzave në botë, duke thyer rekorde të tilla si artistet më të shikuara  në YouTube.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article