“Më dëgjuan duke folur shqip, më larguan nga restauranti” – Tregon Ledi për një eksperiencë në Gjermani

11 months ago 8

Të dalin në oborrin e shtëpisë më të famshme në Kosovë, e të fillojë rrëfimet e tyre interesante është bërë një zakon i përditshëm i banorëve.

Dy konkurrentet e Big Brother VIP Kosova 2, Ledi Vokshi dhe Edona James, qëndruan një kohë së bashku jashtë, teksa Ledi filloi rrëfimin e një ngjarjeje jo fort të këndshme për të.

Foto: Screenshot/YouTube

Ajo tregon se ishte diskriminuar nga punëtorët e restaurantit në momentin që e kishin dëgjuar duke folur shqip.

“Në dy vende më ka ndodhur në jetën time që kam ndierë racizëm, në Francë dhe në Gjermani” – ka fillluar rrëfimin Ledi.

Foto: Screenshot/YouTube

“Na dhanë mënunë, kur më dëgjuan duke folur shqip pastaj, nuk erdhën. Unë mandej fola anglisht që të merreshim vesh sepse nuk e dija gjuhën. Erdhën ma morën mënunë dhe më tha “Dil jashtë”. Kjo më ka ndodhur në Gjermani dhe në Francë.” – është shprehur Ledi.

Ndërsa Edona kishte një mendim tjetër për këtë, ajo tha që mbase vetëm ti ke dashur të hashë e të tjerët të pinë, nuk ju kanë shërbyer, pasi ai ka qenë restaurant. /Telegrafi/

Read Entire Article