“Më falni që jam entuziast, por s’jam i çmendur!”, Rama mesazh liderëve të Ballkanit: Të vendosim një rreth politik, duhet të harroni historinë!

9 months ago 18

Kryeministri Edi Rama nga konferenca “Plani i Rritjes së Ballkanit Perëndimor dhe Integrimi më i Shpejtë në BE”, iu dha një mesazh të qartë liderëve të Ballkanit, ndërsa iu bëri thirrje që të harrojnë ngjyrat e flamujve dhe historinë.

Ai tha se është entuziast. “Ndaj ne nisëm me Ballkanin e Hapur. Kjo ishte një lloj për politikë ditore, luftën e fuqisë, së forcës. Ajo që bëmë ne, e vendosëm agjendën, që është pjesë e kësaj rritje dhe një tregu të vetëm, se nuk varet prej nesh, por le të anëtarësohemi vetë ne. Të gjithë thonë; jo jo. Ish-kryeministri i Malit të Zi, një profesor i shquar tha se nuk mund të aderohemi tani. Unë thash; aderohemi tani dhe ne do të t’i bashkohemi Malit të Zi. Nuk besoj se Mali i Zi është vend anëtar. Mund të flas shumë për këtë. Është akt historik dhe diçka dramatike. Më falni për entuziazmin tim, nuk jam i çmendur, por ka arsye që të jem optimist. Në darkën mbrëmë kuptuam se mund ta bëjmë këtë, mund të kemi bisedë të civilizuar, pa e ndërthur bisedën. Kur bëhet fjalë për ushqim, duhet të pranoni se nuk jeni më të mirët në rajon. E para; të vendosim një rreth politik siç kishim mbrëmë, të takohemi rregullisht. Duhet ta harroni historinë, duhet të jeni dalltonistë. Ndaj duhet t’i shihni ngjyrat e flamujve. Harroni historinë dhe ngjyrat, pasi kemi vetme një ngjyrë, që është ngjyra e flamurit të BE-së.”, tha ai.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article