“Me Gjylen” sjellë episod e ri: Gjyla dhe Lulja rebelohen dhe nisin të protestojnë ndaj bashkëshortit të përbashkët

10 months ago 19

Tashmë në kanalin YouTube prej disa ditësh është publikuar episodi më i ri i serialit “Me Gjylen”.

Në këtë aventurë më të fundit, ne gjejmë Gjylën dhe Lulën që pas një periudhe adaptimi me të njëjtin burrë, vendosin të bëjnë një hap të guximshëm.

Të dyja gratë fillojnë një protestë ndaj keqtrajtimit të tyre nga burri i shtëpisë, duke zbuluar një anë më të vendosur dhe të bashkuar të tyre që pa dyshim tërheq të qeshurat.

Foto: Me Gjylen/YouTube

Situata në shtëpinë e tyre behet edhe më e ndërlikuar (dhe qesharake) kur Seladini, burri i tyre, u sjell në shtëpi një grua të re – as më pak e as më shumë se mësuesja e fshatit, Vjollca.

Hyrja e Vjollcës sjell konfuzion dhe përplasje të reja, të cilat janë të sigurta të provokojnë të qeshura të pandërprera te spektatori.

Seriali “Me Gjylen” ka një histori të suksesit në shfaqjen e jetës së përditshme në një mënyrë që është aq të saktë saqë shpesh reflekton realitetin me një notë humoristike, duke ofruar kështu një pasqyrë të shoqërisë shqiptare.

Ky episod i ri vërteton pse “Me Gjylen” ka fituar zemrat e publikut – duke marrë parasysh komentet e shumta pozitive që ka pranuar në YouTube. /Telegrafi/

Read Entire Article