Me jelekë anti-plumb në Sheshin e Kuq, Putin frikësohet edhe nga vetë rusët, rrit sigurinë personale

3 months ago 7
Reklamë

Shërbimet speciale të Rusisë kanë rritur masat tashmë të rrepta të sigurisë që rrethojnë presidentin, Vladimir Putin në një shkallë të paprecedentë, thanë për The Moscow Times dy zyrtarë rusë që kanë qenë të pranishëm në shumë paraqitje publike të 71-vjeçarit.

Kremlini tashmë në gatishmëri të shtuar të sigurisë për shkak të pushtimit të Ukrainës është tronditur nga sulmet e fundit ndaj politikanëve të rangut të lartë në Evropë dhe Azi dhe ka rritur sigurinë e Putinit.

“Kremlini e merr shumë seriozisht sigurinë e Vladimir Putinit.

Ai mbrohet nga një ushtri e tërë rojesh të dukshme dhe të padukshme”, tha një zyrtar rus që mori pjesë në paradën e Ditës së Fitores më 9 maj për The Moscow Times.

Ai, si të gjitha burimet ruse të intervistuara për këtë histori, foli për The Moscow Times në kushte anonimiteti për shkak të ndjeshmërisë së çështjes.

Ndër faktorët e rrezikut për Kremlinin janë urdhri i arrestit të Gjykatës Penale Ndërkombëtare (ICC) për Putinin me akuza për krime lufte, si dhe rreziku i sulmeve me dron, sabotazhi ukrainas dhe sulmeve nga radikalët islamikë, tha një zyrtar i dytë.

Ai shtoi se Kremlini ishte në gatishmëri veçanërisht të lartë pas vrasjes së ish-kryeministrit japonez, Shinzo Abe në vitin 2022 dhe tentativës së muajit të kaluar për të vrarë kryeministrin sllovak, Robert Fico.

Kremlini ka thënë publikisht se nuk kishte nevojë të rriste sigurinë e tij.

Read Entire Article