“Më ka nxjerrë me zor nga makina, më la pa asgjë në mes të rrugës ” – Vesa zbulon detaje tronditës nga lidhja me Mërgim Berishën

11 months ago 24

Vesa Vllasaliu po zbulon detaje të reja nga lidhje me futbollistin e njohur shqiptar, Mërgim Berisha.

Dyshja prej kohësh janë përfolur për romancën dhe më pas problemet si çift, derisa i ndan rrugët.

Në Big Brother VIP Kosova 2, Vesa ka thënë se ai u nda nga ajo dy muaj para martesës së tyre dhe se tani ai është martuar me shoqen e saj të ngushtë, Edonën.

Vesa tutje ka vzhduar të sjell detaje nga marrëdhënia e saj toksike me ish të fejuarin, me të cilin dikur jetonte në Stamboll.

“Kam qenë shumë e lumtur, kam jetuar në Turqi, e kam patur jetën si në ëndrra, unë e kam dashtë shumë, por familja tij nuk kanë dashur sepse unë kamë qenë e shkolluar e ata jonë, e kisha përkrahjen e babait tim, ata mendonin që nuk i tregoj atij asgjë por unë i kam treguar të gjitha”, ka thënë Vesa.

Tutje, Vesa ka treguar një histori tronditëse që i kishte ndodhur me ish-partnerin e saj, teksa ishin në shoqëri të miqve të tyre.

“Unë burrin tim dy herë në javët e kam parë, kemi shkuar një herë me ngrënë në restorant me shoqen time, burrin e saj dhe disa shokë të tij, gjatë gjithë natën nuk ka folur me burrin e shoqes time. Më thoshte se nuk je falënderuese, luksin e ki prej meje, je duke jetuar në mes të Stambollit prej meje, se prej meje po jeton në 32-tin kat”, u shpreh ajo mes tjerash.

“Kemi shkuar në makinë të gjithë, u ndal makina për të shkuar shoqja ime dhe burri i saj në shtëpi, mua më ka nxjerrë me zor në mes të rrugës, tha u kry, nuk jemi më bashkë, më la në mes të rrugës, pa asgjë, kisha vetëm rrobat e trupit, shokët e tij as nuk janë kujtuar t’i thonë ndonjë gjë. Kam rënë në mes të rrugës e alivanosur, pastaj më kanë marrë shoqja dhe burri i saj në shtëpi, të nesërmen kur kam shkuar në shtëpi sigurimi nuk më kanë lënë të hyjnë brenda, i kisha me pasaporta me të gjitha aty”, zbuloi Vesa.

Theksojmë që në lidhje me këtë histori së fundmi në një intervistë ka folur edhe bashkëshortja e futbollistit, Edona Berisha, e cila ka mohuar të kishte një shoqëri të ngushtë me Vesën. /Telegrafi/

Read Entire Article