“Me kryetarin” – Gani Gërmia surprizohet me një dron në Big Brother VIP Kosova

11 months ago 25

Në shtëpinë më të famshme në Kosovë, Big Brother VIP, deri më tani janë lëshuar disa dronë.

Një i tillë gjatë ditës së sotme (e hënë) erdhi për Besart Zenelin nga gruaja e tij, aktorja Valire Haxhijaj Zeneli.

E pas kësaj, me një dron në BBVK u befasua edhe gazetari e humoristi i njohur, Gani Gërmia.

Foto: Screenshot/YouTube

“Me kryetarin”, ka qenë përshkrimi që i është dedikuar atij duke ia bërë me dije se ka shumë njerëz që e mbështesin jashtë.

Ganiu u gëzua tejet shumë dhe ua bëri një zemër të gjithë atyre që po e përkrahin në këtë format.

Foto: Screenshot/YouTube

Banorët e tjerë, të cilët i qëndruan afër në ato momente, e përqafuan dhe e duartrokitën.

Visar Dërmaku (emri i vërtetë) nuk ka dyshim se është njëri nga konkurrentët e preferuar të publikut. /Telegrafi/

Read Entire Article