Me një puthje në buzë, Dafina Zeqiri dhe Kreshnik Gjergji shijojnë momentet e ëmbla

10 months ago 20
Reklamë
08:32 31/10/2023

Dafina Zeqiri dhe Kreshnik Gjergji po shijojnë publikisht romancën e tyre. Ndryshe nga postimet e shkuara ku kanë preferuar  të rezervohen, këtë herë kanë treguar pak më shumë nga momentet mes tyre.

Gjatë një mbrëmjeje me miqtë e tyre në një restorant, Kreshniku ka postuar një video ku e puth këngëtaren në buzë. Videoja romantike është postuar edhe nga Dafina.

Kjo marrëdhënie duket se e ka frymëzuar edhe profesionalisht Dafinën. Para disa ditësh, në kanalin e saj në Instagram ku komunikon me fansat, ajo ka ndarë me ta një projekt të ri muzikor me të cilin po punon. Në disa vargje të këngës thuhet:

“Sa herë që të shoh,

Je qa kom lyp,

Se ti je my love,

E kom gjet qetsin”, dhe duket se mund të jetë një dedikim për dashurinë e re.

/tvklan.al








Të ngjashme

Read Entire Article