Më pak efektivë në veri, ulet prezenca policore

1 year ago 19
Reklamë

25% e kapaciteteve të Policisë së Kosovës që janë në katër komunat veriore do të largohen të premten.

Kjo erdhi si pjesë e vlerësimit mes Policisë së Kosovës, EULEX-it dhe KFOR-it, në kuadër të zbatimit të dakordimeve të Bratislavës, mes Qeverisë së Kosovës dhe Bashkimit Evropian, për çtensionim të situatës.

“Sipas vlerësimit të përbashkët, nga Policia e Kosovës, EULEX dhe KFOR, situata e sigurisë në dhe rreth objekteve të komunave veriore vlerësohet se është e mirë. Në kuptim të këtij konstatimi të përbashkët, nga nesër fillon zvogëlimi i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës për 25%, në dhe përreth objekteve komunale në veri”, njofton Policia e Kosovës.

Ndërkohë, ekipet e Policisë së Kosovës bashkë me EULEX dhe KFOR, do të vijojnë koordinimin dhe do të ndërmarrin veprimet e nevojshme sipas vlerësimit të rregullt të situatës së sigurisë në dhe përreth objekteve komunale, në komunat veriore të Republikës se Kosovës.

Top Channel

Read Entire Article