Me partnerin dhe vajzën, Diletta Leotta shijon pushimet në Siçili

11 months ago 57
Reklamë
23:44 13/10/2023

Edhe pse në stinën e vjeshtës, temperaturat e favorshme në Itali ka bërë që shumë të famshëm t’i drejtohen bregdetit për të pushuar.

Mes tyre është edhe gazetarja italiane Diletta Leotta e cila ka zgjedhur ishullin e Siçilisë për të shijuar disa ditë pushimi së bashku me partnerin e saj.

32-vjeçarja ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale foto dhe video që tregojnë se si po kalojnë këto pushime.

Ndoshta pak fansa të gazetares së njohur sportive e dinë, por bukuroshja italiane ka origjinë siçiliane.

Për Diletta Leottën është një moment shumë i lumtur pasi në gusht ajo solli në jetë vajzën Aria.
Megjithatë, mëmësia nuk e ka penguar gazetaren e njohur të rikthehej shumë shpejt në punë, me angazhimet e shumta në radio dhe televizion.

Klan News








Të ngjashme

Read Entire Article