Me qindra doza kanabisi në makinë, arrestohet 47&vjeçari në Lushnje

1 year ago 32
Reklamë

Një 47-vjeçar me iniciale A.C. nga Lushnja është arrestuar policia pas një hetimi disa mujor për goditjen e shpërndarjes së lëndëve narkotike.

47-vjeçari teksa udhëtonte me makinë u ndalua në vendin e quajtur “Pushimi i shoferit” dhe iu gjetën qindra doza kanabis gati për shitje.

Edhe në shtëpinë e tij, uniformat blu u gjetën qindra doza të tjera lëndë narkotike.

Në cilësinë e provës materiale policia sekuestroi dozat e kanabisit, një peshore elektronike që shërbente për ndarjen e lëndës narkotike në doza, 7 aparate celulare dhe automjeti tip “Volksëagen”. 

Nga veprimet hetimore dyshohet se 47-vjeçari shpërndante dozat e kanabisit në Lushnjë dhe në fshatrat e Divjakës.

Read Entire Article