Më shumë se 20 mijë palestinezë të vrarë që nga fillimi i luftës

10 months ago 28

Ministria e Shëndetësisë në Gazë ka përditësuar të dhënat rreth numrit të viktimave të konfliktit mes Izraelit dhe Hamasit.

Numri i njerëzve të vrarë në Gazë që nga fillimi i luftës ka arritur në 20 mijë, njoftoi Ministria e Shëndetësisë, e cila po drejtohet nga Hamasi.

Kjo do të thotë se 1 për qind e popullsisë së paraluftës është vrarë që nga 7 tetori, raporton skynews.

Por, Izraeli po i kundërshton këto shifra, duke pretenduar se Hamasi ka ndikim të drejtpërdrejt në shtimin e numrit të të vrarëve për të krijuar iluzionin e një krize humanitare në Gazë.

Madje, shteti izraelit tërë kohën po përballet me presion për të zvogëluar ofensivën e tij ushtarake, në mënyrë që të ulet edhe numri i civilëve të vrarë.

Ndryshe, ofensiva e Izraelit ndaj militantëve të Hamasit ka filluar pas sulmeve të këtyre të fundit më 7 tetor në territoret izraelite. /Telegrafi/

Read Entire Article