Mediat ndërkombëtare raportojnë zhvillimet në veri: Persona të armatosur sulmojnë fshatin e Kosovës

11 months ago 13
Reklamë

Two trucks without license plates block a bridge near Banjska Monastery, in Kosovo, in this handout picture released on September 24, 2023. Kosovo Government/Handout via REUTERS

“Një grup prej rreth 30 personash të armatosur, hapën zjarr ndaj policisë së Kosovës në një fshat në veri mëngjesin e së dielën, duke vrarë një polic”, është shkruar në një artikull të Reutres.

Sipas kësaj media, ky është sulmi që ka marrë përmasat më të mëdha në rajonin e Kosovës që nga muaji maj.

Më tej, Reutres shkruan: Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe ministri i brendshëm Xhelal Svecla fajësuan për sulmin ndaj policisë në fshat dhe sulmin ndaj manastirit “kriminelët e sponsorizuar nga Serbia”.

Ndër të tjera në artikull shkruhet: Dioqeza e Kishës Ortodokse Serbe të Rashkës-Prizrenit deklaroi se persona të maskuar u futën me forcë në manastiri pranë Banjskës në një automjet të blinduar. Priftërinjtë dhe pelegrinët u mbyllën brenda tempullit të manastirit për siguri, duke shtuar se herë pas here dëgjoheshin të shtëna me armë zjarri dhe se njerëzit e armatosur po lëviznin rreth oborrit të manastirit.

Top Channel

Read Entire Article