Mediat në Kosovë: Sulmi në veri është kryer nga njësi të specializuara të sigurisë të Serbisë

11 months ago 14
Reklamë

“Sulmi në veri është kryer nga njësi të specializuara të sigurisë të Serbisë”, shkruajnë mediat e Kosovës lidhur me vrasjen e policit gjatë orëve të para të mëngjesit. Mediat në Kosovë nënvizojnë se burime të sigurta pranë mbledhjes së Këshillit të Sigurisë, të thirrur nga kryeministri, Albin Kurti, shprehen se dyshimet janë të forca që njësitë e specializuara të sigurisë së Serbisë kanë shkelur integritetin dhe sovranitetin e Republikës të Kosovës.

 “Serbia me mekanizma të sigurisë, ka ndërhyrë drejtpërsëdrejti në veri, duke organizuar një pritë të armatosur ku ka mbetur i vrarë një zyrtar policor dhe një tjetër është plagosur në orët e para të dt. 24.09.2023. Sulmi, është kryer nga njësi të specializuara të sigurisë së Serbisë, të cilat kanë shkelur integritetin dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës”, citohet të ketë thënë burimi për mediat në Kosovë.

Afrim Bunjaku, rreshter i Policisë së Kosovës, u vra në orët e para të mëngjesit, në fshatin Banjska të Zveçanit ku është sulmuar patrulla policore. Ndërkohë, polici Alban Rashiti, mbeti i plagosur.

Read Entire Article