Megaoperacioni i Guardia di Finanza italiane dhe DEA-s amerikane në Vlorë/ Goditet grupi kriminal me bazë në Kurbin, detajet e para

1 year ago 15
Reklamë

Një megaoperacion ndërkombëtar antidrogë është duke u zhvilluar nga policia shqiptare në bashkëpunim me Guardia di Finanza italiane dhe DEA-n amerikane.

Mësohet se gjatë operacionit është goditur një grup kriminal me bazë në Fushë-Kuqe, të Kurbinit.

Gjatë operacionit janë shoqëruar disa persona të cilët shkëmbenin kanabis me heroinë dhe kokainë.

Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se nga ky megaoperacion janë bllokuar 4 gomone dhe janë shoqëruar në polici 10 persona.

Kontrollet janë kryer gjatë pasdites në det, ndërsa mësohet se një veliere i kanë vënë flakën kur janë afruar forcat e policisë.

Read Entire Article