Meghan Markle feston ditëlindjen e 42-të

1 year ago 31
Reklamë

19:40 04/08/2023

Dukesha e Sussex feston ditëlindjen në një restorant në Montecito me Harry

Dukesha e Sussex Meghan Markle ka festuar ditëlindjen e 42-të në një restorant në Montecito në SHBA.

Markle ishte e shoqëruar nga Princi Harry teksa u fotografuan duke dalë nga restoranti i preferuar nga të famshëm si Kourtney Kardashian dhe Ellen DeGeneres.

“Ata shijuan ushqimin dhe kaluan bukur”, thotë një burim për revistën e njohur “People”.

Kjo është hera e parë që çifti janë parë në publik së bashku mes spekulimeve në rritje se çifti janë duke kaluar një krizë në martesë.

Tradicionalisht Meghan ka zgjedhur të festojë ditëlindjen privatisht ndryshe nga festat e ditëlindjes që ajo ka realizuar në të kaluarën.

Çifti u shpërngul nga Britania e Madhe në Kaliforni në vitin 2020 pasi hoqën dorë nga detyrat mbretërore.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article