Meghan Trainor nënë për herë të dytë

1 year ago 38
Reklamë
20:20 05/07/2023

Këngëtarja ka sjellë në jetë një djalë duke e konfirmuar lajmin në rrjetet sociale

Artistja Meghan Trainor ka sjellë në jetë fëmijen e saj të dytë. Ishte vetë këngetarja që dha lajmin e ëmbël përmes disa fotove të shpërndara në rrjetet sociale. Lindja e fëmijës ishte bërë disa ditë më pare, por është njoftuar vetëm së fundmi.

Trainor nuk harroi të falenderonte stafin e mjekëve për përkujdesjen e tyre. Komentet ishin të shumta nga kolegë dhe fansa që uruan këngëtaren. Lajmi për shtatzaninë u bë i ditur nga vetë këngetarja në programin “ Today”gjatë muajit Janar ndërsa më herët në rrjetet sociale shprehej se u kishte mbajtur fansave nje sekret për një kohë të gjatë.

Trainor dhe partneri i saj të cilët u martuan në Dhjetor të vitit 2018 kanë lënë të kuptohet se kanë dëshirë të zgjerojnë familjen e tyre dhe pritet që numri i fëmijëve të shkojë deri në 4 që sipas artistes do të përbënte familjen ideale.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article