Melinda dhe Bardhi vijnë me këngën e re “Mos ma prish”

10 months ago 20

Melinda Ademi dhe Bardhi kanë bashkuar sërish forcat për një tjetër projekt muzikor.

Bëhet fjalë për një këngë të tyre të re të titulluar “Mos ma prish”, e cila u kompletua edhe nga ana vizuale.

Teksti është shkruar nga vet artistët me producim nga Çelik Lipa në SBS Entertainment.

Foto: Screenshot/YouTube

Videoja i është besuar produksionit të njohur, Entermedia.

Reperja edhe këtë herë vjen me paraqitje të mrekullueshme, siç shquhet për stilin unik.

Foto: Screenshot/YouTube

Kjo është kënga e tyre e dytë së bashku pas “Ferrari”, të cilën e lansuan në fillim të qershorit.

Besohet që do të pëlqehet e pritet mirë nga publiku, e që tanimë ndodhet e plotë në kanalin YouTube. /Telegrafi/

Read Entire Article