Meloni bie në kurthin e humoristëve rusë

10 months ago 19
Reklamë
13:55 02/11/2023

“Jemi të gjithë të lodhur me Ukrainën”

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka rënë pre e një kurthi të ngritur nga dy komikët rusë të njohur me nofkat Vovan dhe Leksus.

Vladimir Kuznjecov dhe Aleksei Stoljarov publikuan regjistrimin e një bisede telefonike të regjistruar në Shtator me shefen e qeverisë italiane, ku ata shtiren si drejtues të lartë të Komisionit të Bashkimit Afrikan. Lufta në Ukrainë ishte një prej çështjeve për të cilat, liderët e rremë rusë i kërkojnë një mendim Melonit.

“Shoh që ka shumë lodhje me thënë të drejtën, nga të gjitha palët. Jemi pranë momentit kur gjithkush po e kupton se duhet një rrugëdalje”.

Meloni shprehet e zhgënjyer edhe me qasjen e BE-së dhe veçanërisht të Francës për migracionin e jashtëligjshëm, të cilët sipas saj presin që Italia ta zgjidhë e vetme.

Mediat italiane i etiketojnë dy komikët si agjentë të Kremlinit, ndërsa zyra e saj shprehu keqardhje që Kryeministrja ra pre e një mashtrimi.

Tv Klan








Të ngjashme

Read Entire Article