Menaxherja e Rita Orës, Elena Ora do të ndajë ekspertizën e saj në Prishtina Music Conference

1 year ago 17

Konferenca më e madhe e muzikës në rajon Prishtina Music Conference vazhdon të shpalos programin e saj për edicionin e ardhshëm që do të mbahet me 3 dhe 4 Nëntor në Kino Armata në qendër të Prishtinës.

Pjesë e emrave të shpallur është edhe Elena Ora. Elena Ora ka luajtur një rol kryesor në ngritjen e Rita Orës në një yll me influencë globale, duke mbikëqyrur karrierën e artistes që nga fazat e saj të hershme deri në vlerësimin ndërkombëtar. Puna e saj ka kontribuar në suksesin e Ritës si një artiste, aktore, dhe fituese e qmimeve prestigjoze në industri si artiste platinum.

Prishtina Music Conference ka një platformë unike e cila shtyn zhvillimin e artistëve duke ftuar ekspertë dhe duke i vënë ball përballë me artistët e rinjë të cilët inkurajohen të bëjnë pyetje dhe të shfrytëzojnë njohuri nga artistë dhe specialistë me njohuri ndërkombëtare dhe prestigjoze të industrisë.

Emra tjerë pjesëmarrës do të jenë edhe Visar Kuci, multi-intrumentisti i njohur dhe virtuoz i violinës si dhe Rhani Krija, perkusionisti me fame botërore që ka përformuar dhe ka krijuar me artistët më të mëdhenjë botëror si STING, Prince, Stevie Wonder, Black Eyed Peas, Mary J Blige, etc.

Presim më tutje të shohim se çfarë surpriza tjera na presin më tej nga Prishtina Music Conference.

Regjistrohuni sot për hyrje dhe akses falas në konferencë në prishtinamusicweek.com

Read Entire Article