Meriton Mjekiqi flet për marrëdhënien me Noizyn dhe Don Xhonin pas sherreve të bujshme

11 months ago 26

Prezantuesi Meriton Mjekiqi ka qenë i ftuar së fundmi në “Mos i bjer me top”, ku ka rrëfyer gjëra nga jeta private dhe ajo profesionale.

Ai ka folur edhe për marrëdhënien e tij me dy reperët e famshmëm, Noizyn dhe Don Xhonin.

I njëjti është përplasur disa herë me grupin OTR të Noizyt, ndërsa tha se është pajtuar me të gjithë anëtarët.

Foto: Screenshot/YouTube

“Unë jam pajtuar me Noizyn dhe me pjesëtarë të tjerë të labelit të OTR. Jemi pajtuar në Prishtinë”, thotë Meritoni.

Ai një përplasje e pati edhe me reperin nga Kosova, Don Xhonin, i cili në fakt u bë i famshëm nga emisioni i tij.

Foto: Screenshot/YouTube

“Edhe me Don Xhonin kam raporte të mira. Para disa javëve jemi takuar tek Big Bengu në studio. Me të gjithë flas me të gjithë e kam mirë”, tha Mjekiqi.

Në studio, Meritoni u pajtua edhe më prezantuesin e gazetarin Ronaldo Sharka. /Telegrafi/

Read Entire Article