Meriton Mjekiqi pas përfundimit të Big Brother: Po përpiqem të komunikoj me djalin dhe të iki ta takoj

3 months ago 9
Reklamë

Ish-konkurrenti i Big Brother VIP Albania 3, Meriton Mjekiqi, shpesh brenda shtëpisë ka folur për djalin e tij, Loarin.

Ai rrëfeu se nuk e kishte parë prej kohësh për shkak të marrëdhënieve jo të mira me ish-partneren.

Moderatori u pyet së fundmi nga Ledion Liço në ‘Post Big’ nëse është takuar me ta.

Foto: Screenshot/Instagram

Mjekiqi tha se po tenton që të komunikoj me ish-të dashurën, që t’ia lejojë të takohet me të.

“Me të tregu të drejtën nuk kam pasur mundësi të lidhem, jam duke tentuar që të komunikoj dhe të ma lejojë që të shkojë në Austri për me e pa djalin”, u shpreh ai.

Foto: Screenshot/Instagram

I njëjti po shijon një romancë të re dashurie me Ilnisa Agollin, me të cilën u njoh në këtë format.

Lidhja e tyre duket se po shkon mirë edhe jashtë teksa janë parë gjithë kohën së bashku. /Telegrafi/

Read Entire Article