“Meriton titullin legjendar”, Rama për rikthimin e ish-ambasadorit Soreca: Vetëm në legjenda ndodh që ata që ikin përgjithmonë të rikthehen përsëri

1 year ago 38
Reklamë

TIRANË

Kryeministri Edi Rama ka folur sot për kthimin e ish-ambasadorit të BE-së Luigi Soreca përkohësisht në Shqipëri në aktivitetin e organizuar në nisje të procesit të censit të Popullsisë dhe Banesave.

“E kam të pamundur të mos shpreh kënaqësinë e posaçme që sot në këtë prezantim të një tjetër nisme shumë të rëndësishme, por e cila do të ishte e pamundur pa ndihmën dhe mbështetjen e partnerëve jam së bashku me ambasadorin Luigi Soreca i cili me rikthimin e tij në Shqipëri, qoftë dhe për pak muaj për arsye të procedurave në Bruksel meriton titullin legjendar. Sepse vetëm në legjenda ndodh që ata që ikin përgjithmonë të rikthehen përsëri. Nga ana tjetër duke pasur parasysh që sa shumë punë të mira dhe sa projekte të rëndësishme janë realizuar në Shqipëri pas këtyre lloj prezantimeve në kohën e qëndrimit këtu të Luigit besoj që mund të them pa drojë se këmba e Luigit është e mbarë dhe do të jetë me siguri një ogur i mirë që ky prezantim jo i imi, por i Luigit këtu, edhe për suksesin e një nisme të jashtëzakonshme për nga rëndësia, për nga përmasa, për nga vështirësia për t’u realizuar me sukses”, tha Rama.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article