“Meritonim fitoren”, Xavi: Ja çfarë gabimi bëmë kundër Real-it

1 year ago 35

Trajneri i Barcelonës, Xavi, ka thënë se skuadra e tij i ka merituar të tre pikët pas humbjes 2-1 ndaj Real Madridit.

Një gol i vonë i Jude Bellingham bëri që Barca të humbasë 2-1, pasi kaloi në avantazh në fillimin e ndeshjes kundër rivalëve të përjetshëm.

Blaugranat dominuan për një orë, por nuk arritën të kontrollonin lojën dhe e humbën El Clasico-n e parë të sezonit pa marrë asgjë nga dominimi i tyre.

Pas ndeshjes, trajneri i Barçës, Xavi pohoi se skuadra e tij e meritonte një rezultat pozitiv:

“Ne dominuam 60 minuta, por ky është futbolli. Na duhen pesë ose gjashtë raste për të shënuar dhe ata, me dy ose tre, shënojnë dy gola. Kjo është diferenca.

“Na mungonte efektiviteti. Ajo që propozuam shkoi mirë, ishim të qetë, të duruar… Ndoshta po e ekzagjeroj, por ndjenja që kisha nga stoli ishte se e merituam të fitonim”.

Pas humbjes, Barça gjendet katër pikë larg Real-it pas 11 ndeshjeve. Humbja ishte e para për katalanasit në këtë sezon, megjithëse ata kanë barazuar tri ndeshje kundër një nga Los Blancos.

Read Entire Article