Merr flakë banesa në Korçë/ Zjarrëfikësit  nxjerrin jashtë të moshuarin, vijon puna për fikjen e zjarrit

11 months ago 11
Reklamë

Një banesë në Korçë është përfshirë nga flakët mëngjesin mëngjesin e kësaj të premte.

Ngjarja ndodhi në lagjen 12 të qytetit. Zjarrfikësja aktualisht ndodhet në vendngjarje për shuarjen e flakëve.

Mësohet se brenda banesës ndodhej një i moshuar, i cili është nxjerrë nga policia dhe zjarrfikësit. Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërsa policia ka nisur hetimet.

NJOFTIMI I POLICISE

Më datë 22.09.2023, rreth orës 10:45, në lagjen nr. 11, Korçë, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit Dh. S., ku nga të dhënat paraprake nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Shërbimet e zjarrfikëses, ndodhen në vendngjarje për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Read Entire Article