Merr fund pritja e ëmbël, Artenisa Ozaj bëhet nënë për herë të dytë

11 months ago 32
14:02 15/11/2023

Pritja e ëmbël ka përfunduar për një prej vajzave më të dashura të ekranit. Prezantuesja dhe sipërmarrësja Artenisa Ozaj është bërë sërish nënë, kësaj here e një djali.

Me një postim në rrjetet sociale, Artenisa i ka uruar mirëseardhjen vogëlushit të saj, Dionit.

Moderatorja është gjithashtu nënë e një vajze, Abigail. Prej tashmë dy sezonesh, Artenisa është rikthyer në ekranin e programit “E Diela Shqiptare” në Tv Klan me rubrikat “Music & Beauty” dhe “3 Ditë me 5 Yje” pas 15 vitesh mungesë./tvklan.al


Read Entire Article