Merrte mijëra euro për kalime ilegale emigrantësh, shpallet në kërkim 57-vjeçari nga Kosova

11 months ago 10
Reklamë

Balkanweb app Get it on Google Play

Një 57-vjeçar nga Kosova është shpallur në kërkim pasi ka transportur 29 emigrantë sirianë ilegalisht.

Policia ka mësuar se transporti po kryhej kundrejt pagesave 1000-8500 euro për person, ndërsa ai ka braktisur mbrëmjen e kaluar mjetin me të cilin transportonte sirianët.

Sakaq, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Organizohet operacioni policor i koduar “Korsia”, për goditjen e një rasti të transportimit të emigrantëve, për të kaluar kufijtë drejt vendeve të BE-së, në kundërshtim me ligjin.

Policia identifikon dhe shpall në kërkim 57-vjeçarin nga Kosova, i cili duke shfrytëzuar errësirën, braktisi furgonin me të cilin po transportonte 29 emigrantë nga Siria.

Nga hetimet rezultoi se transporti po kryhej kundrejt pagesave 1000-8500 euro/person.

Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacionit të siguruar nga inteligjenca policore, për një rast të transportimit të disa emigrantëve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Lezhë dhe ata të Njësisë së Policisë Rrugore për Sigurinë e Autostradës “Milot-Morinë”, kanë organizuar operacionin policor të koduar “Korsia”, në kuadër të të cilit është identifikuar dhe shpallur në kërkim shtetasi kosovar R. S., 57 vjeç, banues në Kosovë.

Në Milot, Policia konstatoi se 57-vjeçari transportonte, me një furgon, drejt Kosovës, 29 emigrantë nga Siria, të cilët synonin të kalonin kufirin, ilegalisht. Nga hetimet rezultoi se kjo veprimtari kriminale po kryhej kundrejt pagesave 1000-8500 euro/person.

Shtetasi R. S. ka braktisur furgonin, sapo ka parë shërbimet e Policisë, dhe duke përfituar nga errësira, ka mundur të largohet. Vijon puna për kapjen e këtij shtetasi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article