Mes deklaratave tronditëse të Vesa Vllasaliut, Mërgim Berisha shfaqet i lumtur në imazhin përkrah partneres së re

11 months ago 7

Futbollisti shqiptar, Mërgim Berisha, gjatë kësaj kohe ka qenë një nga emrat më të komentuar në media e showbizin shqiptar.

Kjo pasi historia e tij me Vesa Vllasaliun u rikthye në vëmendje, pas futjes së kësaj të fundit në Big Brother VIP Kosova 2.

Bukuroshja bëri deklarata të shumta bombastike, përfshirë edhe atë se shoqja e ngushtë ia ka marrë partnerin.

Foto: Screenshot/Instagram

Pas kësaj, në një bisedë me banorët e tjerë, ajo zbuloi se ka qenë edhe shtatzënë e se ka humbur fëmijën.

E njëjta tregoi një moment kur ish- i fejuari e kishte nxjerrë nga makina dhe e kishte lënë në mes të rrugës, pa asgjë.

Pas gjithë këtyre, Berisha duket se në një formë reagoi në rrjete sociale duke publikuar një imazh me partneren e re, Edonën.

Ata shihen të lumtur dhe duket se i kanë lënë pas të kaluarën e gjithë historinë. /Telegrafi/

Read Entire Article