Mes përmbytjeve nga uragani “Hilary”, Kalifornia goditet nga tërmeti i fuqishëm

1 year ago 16
Reklamë

Ndërsa qytetarët e Kalifornisë Jugore u strehuan nga Uragani “Hilary” vendi u trondit nga një tjetër fatkeqësi natyrore, një tërmet me magnitudë 5.1 ballë.

Epiqendra e tij ishte në veriperëndim të Los Anxhelosit, ndërsa nuk shkaktoi dëme të mëdha. Sipas BBC, uragani është reduktuar në një ciklon post-tropikal.

Kryebashkiaku i Los Anxhelosit, Karen Bass tha se mbi 100 stacione zjarrfikëse po kontrollojnë ndërtesat për dëmtime, ndërsa nuk kishte raporte fillestare për dëmtime strukturore të shkaktuara nga tërmeti apo ndonjë lëndim.

Sizmologia Dr. Lucy Jones tha për lajmet e NBC se ishte “interesante të kishim tërmet pranë Ojait dhe ishte hera e parë që kemi pasur një pesë që nga viti 1932 pikërisht në këtë vend, madje edhe brenda pellgut të Ventura”.

Ajo paralajmëroi se mund të ketë më shumë pasgoditje gjatë ditëve të ardhshme.

Top Channel

Read Entire Article