Mes thashethemeve për romancë, Bradley Cooper dhe Gigi Hadid shihen në një takim romantik

10 months ago 26
Reklamë

Bradley Cooper dhe Gigi Hadid u panë në një takim gjatë një shfaqje jashtë Broadway të mërkurën mbrëma.

Thuhet se dyshja, të cilët janë parë së bashku disa herë kohët e fundit, mbërritën në Teatrin Lucille Lortel në Village për të parë “Danny and the Deep Blue Sea”, shfaqjen e re plot lëvizje me Aubrey Plaza dhe Chris Abbott.

“Është një natë takimi në teatër!”, tha një burim për PageSix.

Foto: Christopher Sadowski

“Bredley shkon gjithmonë në teatër, ai është një fans i madh”, tha tutje i njëjti burim.

Gjatë takimit, Hadid kishte veshur një kapele Yankees dhe një çantë Birkin, ndërsa Cooper, 48 vjeç, ishte me një bluzë të zezë.

Foto: Christopher Sadowski

Burimi tha se nga ku qëndronin dukej sikur dyshja po kapeshin për dore teksa largoheshin nga teatri, por ata nuk mund të shikonin aq afër sa për ta konfirmuar.

Muajin e kaluar Hadid dhe ylli i “Silver Linings Playbook” u panë gjithashtu duke darkuar së bashku në ëest Village Via Carota, dhe më vonë gjatë muajit ai u pa duke e dërguar modelen në qytet me makinën e tij. Ata gjithashtu bënë një shëtitje në shi së bashku.

Foto: Christopher Sadowski

Hadid, 28 vjeç, kohët e fundit ishte në lidhje me shokun e ngushtë të Cooper, Leonardo DiCaprio , ndërsa vetë Cooper u fotografua gjatë verës me pushime me ish-partneren e tij Irina Shayk, e cila në atë kohë, ishte në lidhje me yllin NFL-së, Tom Brady.

Foto: Christopher Sadowski

Cooper ka një vajzë gjashtë vjeçare me modelen ruse Shayk.

Ndërkohë, Hadid ka një vajzë trevjeçare me ish-yllin e “One Direction”, Zayn Malik. /Telegrafi/

Read Entire Article