Mesa duket Usher përveç performancës në “Super Bowl”, thuhet edhe që na qenka martuar

7 months ago 16
Reklamë
23:59 12/02/2024

Usher mendohet se është martuar!

Sipas People, 45-vjeçari dhe e dashura e tij, Jennifer Goicoechea, 40 vjeç, u martuan në Las Vegas gjatë fundjavës, ku këngëtari performoi në “Super Bowl LVIII”. Pas ndeshjes së madhe, dyshja dolën së bashku në Las Vegas dhe Usher u fotografua me një unazë ari në dorën e majtë.

Në fillim të kësaj jave, artisti foli në mënyrë ekskluzive për People, për marrëdhënien e tij me Goicoechea.

Dëgjo, kur gjen dikë dhe e kupton se është një partner i mrekullueshëm, sigurisht që është nder dhe kënaqësi të ndash jetën me dikë që dëshiron ta ndajë atë me ty dhe të do, në tërësinë tënde. Ne padyshim që kemi bërë një zotim, që përjetë do jemi së bashku për shkak të fëmijëve tanë. Nuk do të ishte e çuditshme që ne të martoheshim. Ne e kemi bërë këtu tashmë. E kuptoni çfarë po them? Dhe ne do të jemi në jetën e njëri-tjetrit derisa të vdesim, padyshim, sepse kemi diçka për të ndarë“, u shpreh Usher për People.

Këngëtari është në lidhje me 40-vjeçaren që nga viti 2016 dhe bashkë kanë dy fëmijë. Usher ka qenë dy herë i martuar më parë dhe nga këto martesa ka 4 fëmijë. /tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article