Mesazh për kinën/ SHBA dhe Australia në stërvitje të përbashkët ushtarake

1 year ago 19

Australia dhe Shtetet e Bashkuara kanë filluar stërvitjet më të mëdha ushtarake me trupa të kombinuara me 13 vende të tjera të quajtur “Operacioni Talisman Sabre”.

Sipas Sekretarit të Marinës amerikane, Carlos Del Toro operacioni ka për qëllim që t’i dërgojë mesazh Kinës se aleatët e Amerikës po bashkëpunojnë për të mbrojtur sigurinë dhe vlerat e tyre demokratike.

Stërvitja “Talisman Sabre” filloi në vitin 2005 si një stërvitje e përbashkët dyvjeçare midis Shteteve të Bashkuara dhe Australisë, por këtë vit është zgjeruar duke përfshirë 13 vende dhe një personel ushtarak prej më shumë se 30,000 vetave.

Pamjet nga stërvitja tregojnë personelin e Forcave të vendeve të ndryshme në veprim gjatë provave me armë zjarri.Marrëdhëniet e ngushta mes Uashingtonit dhe Kanberras u theksuan të shtunën kur anija e re luftarake amerikane “USS Canberra” u fut në funksion në Sidnej.

Kjo anije, e ndërtuar nga prodhuesi australian Austal, është anija e parë luftarake amerikane që aktivizohet në një port të huaj.Anija e parë me emrin “USS Canberra” filloi punën në vitin 1943 dhe mori emrin e një anijeje australiane me të njëjtin emër e cila u fundos.

Top Channel

Read Entire Article