Mesila Doda: Parlamenti të miratojë një rezolutë për heqjen e “Ligjit të Luftës” me Greqinë

11 months ago 9
Reklamë

Balkanweb app Get it on Google Play

PDIU, nëpërmjet Kryetares së grupit parlamentar, znj. Doda i kërkoi konferencës së kryetarëve që Parlamenti i Shqipërisë: T’i adresohet me një rezolutë Parlamentit të Greqisë, për të hequr “Ligjin e Luftës” me Shqipërinë.

Ky ligj absurd është i papranueshëm në marrëdhëniet midis dy vendeve sovrane, fqinje dhe nëtare të NATO-s.
“Kërkova dhe propozova zyrtarisht në konferencën e kryetarëve mbajtjen e një rezolute ku të kërkohet heqja e “Ligjit të Luftës” me Republikën e Greqisë, sepse Greqia dhe Shqipëria nuk janë dy vende të cilët jetojnë në një ishull të vetmuar, por janë vendë të cilat janë anëtare të NATO-s, marrin pjesë në organizma ndërkombëtarë, ndaj një qëndrim i Parlamentit të Shqipërisë është gjëja e udhës, jo vetëm me heqjen e “Ligjit të Luftës”, por edhe për njohjen e pronave të shqiptarëve të Çamërisë dhe të gjithë shqiptarëve të tjerë në Republikën e Greqisë”.

Në konferencën e kryetarëve,znj.Doda kërkoi gjithashtu edhe mbajtjen e një seance të përbashkët parlamentare të të dy parlamenteve, Kosovës dhe Shqipërisë e cila mund të jetë në 28 Nëntor.
“Në këto momente duhet bashkërendim, duhen qëndrime të përbashkëta dhe besoj një seancë parlamentare do të ishte një sinjal shumë i mirë, por edhe një vend ku mund të diskutoheshin problematikat e ndryshme.
Kërkoj mbështetjen e parlamentit dhe të gjitha forcave politike në mënyrë që të kemi qëndrime të përbashkëta, unifikuese, për çështje që kane lidhje me interesin kombëtar”- u shpreh znj. Doda.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article