“Meta nuk pranon të më takojë”, Kryemadhi: Kam 7 muaj që nuk flas me presidentin e PL, masa e arrestit zhvillon konfliktin familjar

1 hour ago 146

Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi, në deklaratën për media pas arrestimit të ish-bashkëshortit Ilir Meta tha se kreu i PL nuk ka pranuar që ta takojë.

Kryemadhi tha se ka shtatë muaj që nuk flet me presidentin e Partisë së Lirisë. Ajo shtoi se masa e arrestit ndaj Ilir Metës, zhvillon më tej konfliktin e tyre familjar.

Monika Kryemadhi: Kam 7 muaj që nuk flas me Ilir Metën. Nuk kam më komunikim me të. Ai ka objektivat e veta dhe në këtë çështje do punojmë të ndarë.

Meta nuk pranon të më takojë. Masa e arrestit zhvillon më tej konfliktin tonë familjar. Nuk ka arestim më të madh se arresti shpirtëror.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article