Meti Alshiqi e lavdëron vazhdimisht veten: Asnjëherë nuk kam dalë jashtë kontrollit, jam tërë kohën në aksion

11 months ago 11

Meti Alshiqi gjatë ditës së sotme (e martë) ka bërë një bisedë në oborr me Albën dhe Vesa Vllasaliun.

Ai në një moment po fliste për veten e tij, duke thënë se i menaxhon situatat shumë mirë.

“Unë jam tërë kohën në aksion, di me menaxhu, di me qenë i qetë, asnjëherë deri sot nuk kam dal jashtë vetes”, është shprehur prezantuesi shqiptar.

Foto: Screenshot/YouTube

Meti më tej iu drejtua Albës: “Asnjë nga këta nuk mundet me më bo me dal jashtë vetes”.

Meti ndryshe kohëve të fundit ka qenë më i zhurmshëm si dhe është përfshirë në disa debate.

Foto: Screenshot/YouTube

Ai pati një bisedë të ashpër me Edona James pasi u shpall e preferuara e publikut.

I njëjti është në nominim së bashku me Blerandon, Brikendën, Shqipen, Ledin e Yllin. /Telegrafi/

Read Entire Article