Meti: Kam tatuazh të njëjtë me Morena Tarakun

11 months ago 48

Meti Alshiqi është në mesin e banorëve më aktiv të edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova.

Ai po ngjall diskutime e debate të ndryshme ndërsa edhe ka krijuar situata komike duke shfaqur talnetin e tij në imitim.

Por, së fundmi Meti ka habitur me një deklaratat të radhës teksa zbuloi se ka një tatuazh të njëjtë me Morena Tarakun.

Foto: Arkiv

Ai tha se tashmë tatuazhi që ai bëri me modelen nuk ekziston më dhe se mbi të ka bërë një tjetër, ndërsa nuk zbuloi arsyen se pse ata vendosën të kishin një tatuazh të përbashkët.

“Dytë e kemi tatuazhin e njëjtë sepse e kemi bërë në të njëjtën natë, ajo e ka fshirë edhe unë e kam fshirë, për herë të parë tatuazhin kemi bërë bashkë”, ka thënë Meti.

Ndryshe, kujtojmë që Meti në ‘Prime’ të fundit mori një befasi nga dy fëmijët e tij, të cilët erdhën nga Suedia për ta takuar. /Telegrafi/

Read Entire Article